Një ngjarje e rëndë është regjistruar dje në Berat, ku një 38-vjeçar, banues në lagjen “Barrikadë”, në kushte të rënda depresioni, kishte pirë në banesën e tij një sasi të konsiderueshme helmesh.

Ai u gjet në gjendje të rënduar nga familjarët dhe u transportua me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat. Mjekët e këtij spitali kanë bërë të pamundurën për t’i shpëtuar jetën, por pas dy orësh ai humbi jetën.

Pas kryerjes së autopsisë mjeko-ligjore, ka rezultuar se viktima I.T. kishte pirë dy lloje helmesh: fostoksinë dhe bar miu. Në trupin e viktimës nuk ka pasur shenja dhune.

Policia konfirmon se grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.