Ndeshja miqësore mes Malagës dhe Fulhemit u mbyll me barazimin 2-2, por momenti i veçantë ndodhi pas përfundimit të kohës së rregullt. Teksa klubi i La Ligës ishte gati të gjuante penallti, ekipi i drejtuar nga Alvaro Arbeloa u largua nga fusha duke thënë se gjuajtjet e penalltive nuk ishin në kontratën e miqësores.
Kështu lojtari i Malagës, Eneko Jauregui shënoi me portën bosh dhe nisi festën së bashku me shokët e skuadrës. Tifozët mbetën të hutuar për situatën, pasi nuk e dinin pse Fulhem me sa duket refuzoi të merrte pjesë në goditjen e penalltive.





