Ëndrra e madhe e merkatos së verës për Barcelonën është padyshim mesfushori i Mançester Sitit dhe Spanjës, Rodri. Por për të siguruar lojtarin nuk do të jetë aq e lehtë, pasi katalanasit duhet të bëhen gati për një çek që kalon 200 milionë eurot. Edhe pse lojtari është në vitin e tij të fundit të kontratës me “qytetarët”, Mançester Siti ka refuzuar dy oferta të katalanasve deri tani dhe kërkon për të 80 milionë euro.

Për më tepër, katalanasit i kanë ofruar atij një rrogë të majmë, prej 15 milionë eurosh neto në vit, që shkon në 34 milionë euro bruto me taksa. Duke llogaritur kontratën katërvjeçare që i është propozuar mesfushorit, shpenzimi në total shkon 136 milionë euro. Po të mblidhen këto shifra me ato të transferimit të tij, si dhe bonuse të ndryshëm për firmën dhe për menaxherët, shifra e shpenzuar për lojtarin kalon lehtësisht 200 milionë eurot, një investim shumë i rëndësishëm për Barcelonën që aktualisht vuan probleme financiare.