Geron Cecja, 48 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare për një vrasje të ndodhur në Tiranë në vitin 2006, është arrestuar në Athinë.

Arrestimi u krye nga një task-forcë speciale e policisë greke, pas informacionit mbi vendndodhjen e tij.

Cecja u arrestua mesditën e djeshme në zonën e Filotheit në Athinë, nga oficerë të Departamentit të Kërkimit të Policisë Greke.

48-vjeçari akuzohet nga autoritetet shqiptare për vrasjen e një bashkatdhetari në Tiranë, në vitin 2006. Sipas akuzës, viktima është qëlluar me armë zjarri.

Për të ishte lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar, ndërsa prej rreth 20 vitesh ai ishte në kërkim nga autoritetet shqiptare.

Tashmë pritet vendimmarrja e autoriteteve greke lidhur me procedurat e ekstradimit të tij drejt Shqipërisë.