Disa nga pushuesit që po kalojnë pushimet në zonën bregdetare të Ksamilit kanë folur lidhur me krimin e ndodhur këtë të martë, ku u ekzekutua me thikë 20-vjeçari francez, Miguel Mendes. Një prej pushuesve, ka theksuar se ka fëmijë të vegjël dhe nëse ata do ta marrin vesh do të tremben.
Një tjerër ka thekuar se kjo është një ngjarje shumë e rëndë. Pushues të tjerë kanë deklaruar se në këtë zonë ka siguri dhe është për të ardhur keq që ka ndodhur kjo ngjarje.
“Është një ngjarje e rëndë, jemi me pushime me fëmijët! Si ti themi që është vrarë dikush, ata do të tremben”, tha një pushues.
Na vjen shumë keq që ndodhi. Ky është një krim”, tha një pushues.
“Na erdhi shumë keq kur e kemi marrë vesh, pasi ata të bashkisë kujdesen për ne, ka shumë rregull”, tha pushuesja.
Turisti Migel Mendes ka qenë klient në ‘Principotes’ me disa persona të tjerë dhe është përfshirë në konflikt me Sokrat Vatën nga Hasi, që punonte si truprojë. Në konflikt mësohet se kanë qenë disa persona të përfshirë, ku e kanë nxjerr nga lokali deri tek porta dhe më pas 29-vjeçari e ka goditur me thikë.
Pas ngjarjes autori është larguar nga vendi, ndërsa policia vijon punën për kapjen e tij dhe zbardhjen e plotë të rrethanave. Autori 29-vjeçar nuk është një emër i panjohur pasi ka një të kaluar kriminale në Britaninë e Madhe. Ai është arrestuar dhe dënuar në Angli për trafik droge me pesë vite burg





