Ditën e sotme me 18 gusht 2026 në Las Vegas ka nisur gjyqi për vrasjen e reperit të njohur amerikan Tupac Shakur, 30 vjet pas ngjarjes që tronditi botën e muzikës.
Sipas prokurorisë vrasja ishte një akt hakmarrjeje mes bandave dhe se Duane “Keffe D” Davis, ish-drejtues i South Side Compton Crips, urdhëroi vrasjen pasi nipi i tij, Orlando Anderson, ishte rrahur nga artisti Tupac, bashkë me të edhe persona të tjerë.
Pas përballjes së Tupac dhe pjesëtarëve të tjerë të grupit të tij me Anderson reperi u qëllua nga një makinë tip “Cadillac” pas rreth dy orë e gjysmë. Prokuroria ka pohuar se Davis i dha armën një tjetër personi për të kryer veprën në mënyrë që të mos ishte ai autori.
Sipas akuzës pas gati 30 vitesh prokuroria ka kërkuar që Davis 63 vjeç të mbahet përgjegjës për rolin e tij në vrasjen e këngëtarit dhe nëse në fund të seancave gjyqësore ai shpallet fajtor do të marrë dënimin me burgim të përjetshëm pa mundësi lirimi me kusht.





