Policia po zhvillon një operacion të gjerë për kapjen e një nga personave të shpallur në kërkim në lidhje me vrasjen e turistit portugez Luis Miguel Varela Mendes dy ditë më parë në Ksamil.

Operacioni po zhvillohet në disa zona të Tiranës dhe Vlorë, ku dyshohet se fshihet Daniel Gjana allias David Heurteven, i shpallur në kërkim.

Sipas dinamikës së zbardhur nga autoritetet, Heurtevent dyshohet se është konfliktuar i pari me turistin portugez. Pas goditjeve të para, në përleshje janë përfshirë edhe disa pjesëtarë të stafit të ‘Principotes’, të cilët dyshohet se kanë goditur 20-vjeçarin.