Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën Tiranë-Durrës, pranë Urës së Fllakës, ku janë përplasur një automjet me një motor.

Si pasojë e aksidentit motorçiklisti ka mbetur i plagosur, me dëmtime në kokë dhe në gjymtyrë.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës, ndërsa motorçiklisti është transportuar në spital. Nga aksidenti është rënduar edhe trafiku i mjeteve në autostradë.

Ky është aksidenti i tretë që ndodh këtë të premte në Durrës, ku dy të tjera përfunduan me një viktimë dhe një të plagosur.

Një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar duke rënë nga disa metra lartësi pranë Vilës së Zogut në Durrës, ku mbeti i plagosur drejtuesi i mjetit. Ndërsa rreth orës 06:15, në aksin rrugor “Shkozet-Shijak”, në Rrashbull, një automjet ende i paidentifikuar ka përplasur biçiklistin, shtetasin V. H., 32 vjeç, i cili ndërroi jetë në vendngjarje.

LEXONI EDHE: