Një grua shtatzënë ka mbetur e vrarë me armë zjarri, ndërsa një burrë është plagosur. Ngjarja ka ndodhur në Malishevë të Kosovës, në rrethana ende të paqarta.

Sipas mediave në Kosovë, gruaja e cila ndërroi jetë, ishte në javën e 34-t të shtatzënisë.

Ndërkohë burri që ka mbetur i plagosur është në gjendje të rëndë shëndetësore. Ai ndodhet në spital i intubuar.

Rrethanat e ngjarjes së rëndë nuk dihen, ndërsa policia po punon për të zbardhur krimin.