Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në fshatin Krutje të Lushnjes, ku një person ka vrarë nënë e tij dhe ka plagosur rëndë të atin duke i goditur me sqepar.
Menjëherë pas krimit, autori Florian Dalladaku është larguar nga vendngjarja.
Sipas informacioneve të para, autori dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Policia është vënë menjëherë në ndjekje të tij dhe ka rrethuar zonën.





