Në një kodër të Blinajës, në komunën e Lipjanit, është përuruar një obelisk i veçantë me tri shkronjat e arta “UÇK”, raporton KosovaPress.
Vendosja e shkronjave në kodrën e Blinajës synon që simboli i UÇK-së dhe kujtimi i luftës së saj të jenë të dukshëm nga një pjesë sa më e madhe e territorit përreth.
Projekti është realizuar brenda tre muajsh.
Obeliskë të ngjashëm me simbolin “UÇK” janë vendosur edhe në zona të tjera të Kosovës.





