Vizita e drejtorit të CIA-s, John Ratcliffe në Moskë mbetet ende mister. Skenarët që dolën ishin të shumtë, ndërsa ende nuk është zbuluar se me kë u takua Ratcliffe dhe çfarë diskutoi.

E vetmja gjë e sigurt, sipas Kremlinit, është se ai nuk u takua me Vladimir Putinin.

“Nuk ishin planifikuar takime me Putinin”, tha zëdhënësi i presidentit rus, Dmitry Peskov, për agjencinë shtetërore ruse të lajmeve TASS .

Vizita e Ratcliffe ishte udhëtimi i tij i parë zyrtar i njohur në Rusi. Shefi i CIA-s mban kontakte me homologun e tij rus, Sergei Naryshkin, kreu i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme Ruse (SVR ), i cili më parë kishte deklaruar gatishmërinë e tij për t’u takuar me të.

Peskov i tha gjithashtu gazetës Ëashington Post se vizita e Ratcliffe kishte të bënte me “kontaktet midis shërbimeve të sigurisë”, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Një zyrtar amerikan i kishte konfirmuar më parë gazetës Kyiv Independent se drejtori i CIA-s do të takohej me zyrtarë të lartë rusë, megjithëse mbetet e paqartë se çfarë u diskutua saktësisht në ato kontakte.