Aktori i famshëm turk, Murat Yıldırım dhe bashkëshortja e tij, aktorja marokene dhe ish-Miss Universe Iman Elbani, janë bërë prindër për herë të dytë.

Çifti e ndau lajmin me ndjekësit në rrjetet sociale, duke postuar foto në të cilën buzëqeshin dhe pozojnë ndërsa mbajnë në krahë djalin e tyre të porsalindur.

“Mirë se erdhe, djali ynë Kerem. Falë ndihmës së Zotit, kemi një djalë të cilin e kemi quajtur Kerem.”, kanë shkruar ata mes të tjerash në postim.

____Hoş geldin oğlumuz… Kerem❤️ welcome our son Kerem ❤️. بفضل الله وعونه  رزقنا بمولود ذكر إختر

Murat Yıldırım dhe Iman Elbani janë të martuar që nga viti 2016. Historia e tyre e dashurisë ka tërhequr shumë vëmendjen e publikut dhe, pavarësisht se vijnë nga vende të ndryshme, çifti ka ndërtuar një jetë së bashku në Turqi.

Çifti tashmë ka një vajzë, Miray, e cila lindi në tetor 2022. Tani, pothuajse katër vjet pas lindjes së saj, familja është shtuar edhe për një anëtar tjetër.

____Hoş geldin oğlumuz… Kerem❤️ welcome our son Kerem ❤️. بفضل الله وعونه  رزقنا بمولود ذكر إختر (1)
____Hoş geldin oğlumuz… Kerem❤️ welcome our son Kerem ❤️. بفضل الله وعونه  رزقنا بمولود ذكر إختر (2)
____Hoş geldin oğlumuz… Kerem❤️ welcome our son Kerem ❤️. بفضل الله وعونه  رزقنا بمولود ذكر إختر (3)