Regjistrohet një tjetër krim brenda familjes në Rodhopi, Greqi, ku protagonistë janë sërish shtetas shqiptarë.

Një 44-vjeçare është vrarë me thikë nga bashkëshorti i saj 58-vjeçar pas një sherri banal.

Çdo gjë nisi pasi çifti për të disatën herë debatonin në prani të tre fëmijëve të tyre, dy të mitur dhe një i rritur. Në rrethana ende të paqarta, autori goditi me thikë bashkëshorten duke e lënë të vdekur në vend. 58-vjeçari menjëherë pasi pa se gruaja ishte e vdekur, tentoi të pinte naftë për të vrarë veten.

Autori u dërgua në spital ku po kurohet jashtë rrezikut për jetën ndërsa trupi i viktimës në morgun e spitalit.