Goditën me sende të forta 35-vjeçarin në Durrës mbrëmjen e së dielës, arrestohen në flagrancë 2 autorët.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:
T. C., 33 vjeç dhe E. C., 24 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 31.05.2020, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta shtetasin F. L., 35 vjeç, banues në Durrës.
Dy autorët e kanë mbajtur disa kohë në një dhomë në banesën e shtetasit E. C.
Shtetasi F. L. ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Plagosja e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim.





