Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të enjteje në aksin rrugor “Borizanë-Thumanë”, ku ka humbur jetën një 62-vjeçar.

Sipas raportimeve të policisë, Vath Leka, 62 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, i cili ka dalë nga rruga. Ndërkohë, ky i fundit, për shkak të plagëve të marra, ka ndërruar jetë në spital.

“Rreth orës 16:40, në aksin rrugor “Borizanë-Thumanë”, shtetasi V. L., rreth 62 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, i cili ka dalë nga rruga.

Për pasojë, drejtuesi i automjetit ka ndërruar jetë në spital.

Vijon puna nga grupi hetimor,  për sqarimin e plotë të rrethanave  dhe shkakut të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.