Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Libohovë, ku një i mitur me inicialet Y. I.5 vjeç, është rrëzuar nga tarraca e një banese njëkatëshe.

I mituri është transportuar fillimisht në Urgjencën e Spitalit Rajonal “Omer Nishani” në Gjirokastër, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore.

Mësohet se ai ka pësuar dëmtime në kokë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Për një mjekim dhe vlerësim më të specializuar, i mituri pritet të transportohet drejt Tiranës.

Policia ka nisur verifikimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.