Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për biznesmenin Ergys Agasi, duke pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme pas një seance maratonë.

Pavarësisht vendimit të trupës gjykuese, avokati mbrojtës Maks Haxhia deklaroi pas seancës se mbrojtja arriti të rrëzonte një nga akuzat më të rënda të ngritura ndaj klientit të tij.

“Problemi është që akuza e heqjes së paligjshme të, lirisë në drejtim të zotit Agasi me analizat që iu bënë provave të administruara dhe vendimeve të prokurorisë, tregoi dhe çoi në çlirimin e kësaj akuze në ngarkim të zotit Agasi.

Akuza për korrupsion pasiv, pasiguria e matrialit të paraqitur deri tani e ka ndjekur akuën për të qendruar në pozitat e presionit ndaj gjykatës, sot u paraqit kjo akuzë. Klienti foli dhe dha shpjegime dhe insistoi e provoi se nuk ka qenë kurrë pjesëmarrës në tendera, nuk ka apsur asnjë përfitim dhe nëpërmjet tenderimin dhe nuk ka qenë pjesë e grupeve kriminale në presione të ndryshme”, tha ai.

Haxhia sqaroi se pas analizës së provave të administruara, akuza për “heqje të paligjshme të lirisë” në ngarkim të Agasit ra. Sipas avokatit, akuza për korrupsion pasiv u paraqit sot nga prokuroria përmes një materiali të pasigurt, me synim ushtrimin e presionit mbi gjykatën.

Ndërkohë, mësohet se, Agasi dha shpjegime të detajuara para togave të zeza, ku insistoi dhe provoi se nuk ka qenë kurrë pjesëmarrës apo përfitues në tendera publikë dhe as pjesë e grupeve kriminale.