Një 26-vjeçar është arrestuar nga blutë e Tiranës pasi ka aksidentuar automjetin e patrullës rrugore në zonën e Kamzës.
Policia njofton paraprakisht se 26-vjeçari po lëvizte nga qendra e Kamzës në drejtim të rrugës “Berisha” kur dhe ka humbur kontrollin e mjetit që po drejtonte. Si pasojë e përplasjes janë lënduar 2 efektivë, të cilët ndodhen në spital jashtë rreziku për jetën.
“Automjeti i Policisë, i cili ishte duke patrulluar në territorin ku ishte planifikuar me shërbim, është goditur nga një automjet me drejtues shtetasin R. T., 26 vjeç, i cili, teksa lëvizte nga qendra e Kamzës në drejtim të rrugës “Berisha”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit. Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar 2 punonjës policie, të cilët po marrin trajtim mjekësor në spital, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në deklaratën e policisë.
Ndërkohë i riu nuk ka pësuar lëndime dhe është shoqëruar në komisariat për të dhënë sqarime mbi ngjarjen. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.





