Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në aksin kombëtar Peqin-Elbasan, në fshatin Lazarej të Njësisë Administrative Përparim.

Mësohet se, përplasja mes dy automjeteve ka qenë mjaft e fortë, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale, ku njëri prej mjeteve është shkatërruar pothuajse tërësisht në pjesën e përparme.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur drejtuesi i njërit prej automjeteve, i cili është transportuar me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore. Ndërkohë, gjendja e tij shëndetësore nuk dihet ende.