Roza Lati ka tërhequr sërish vëmendjen me një surprizë që nuk kalon aspak pa u vënë re.
Moderatorja është shfaqur e rrethuar nga qindra trëndafila të kuq, në një skenë që duket si një deklaratë e madhe dashurie. Janë plot 500 trëndafila që kanë mbushur ambientin ku Roza ka pozuar me një fustan të bardhë.
Vetë ajo e ka përshkruar dhuratën si një “special gift”, pa treguar identitetin e personit që ia ka dërguar. Dhe pikërisht ky detaj ka ndezur menjëherë kuriozitetin e ndjekësve.
Kush fshihet pas kësaj dhurate spektakolare? A është një admirues i ri apo një person që tashmë ka një vend të veçantë në jetën e saj? Roza këtë herë ka zgjedhur të mos japë asnjë emër. Në vend të fjalëve, ajo ka lënë të flasin 500 trëndafilat e kuq.
Pamjet e publikuara në Instagram e tregojnë atë të ulur në mes të një korridori të rrethuar nga lulet. Atmosfera është romantike dhe skenografia duket e menduar posaçërisht për një moment sentimental.
Pas historisë së saj të fundit të dashurisë, vëmendja është kthyer menjëherë te jeta sentimentale e moderatores.
Roza Lati dhe Xhonatan Islami për një periudhë të gjatë ishin një nga çiftet më të komentuar të ekranit. Romanca e tyre u bë publike gjatë vitit 2024 dhe shumë shpejt mori vëmendje të madhe, por pas rreth një viti çifti u nda.









