Jonathan David te Atletico Madrid dhe Alexander Sorloth te Juventusi; një shkëmbim i tillë vetëm përpara një javë ishte thjesht një hipotezë, por që në ditët e ardhshme mund të bëhet realitet. Nuk është një operacion i lehtë ky që ndërmjetësit po kërkojnë të kryejnë në aksin Torino-Madrid, por të dyja palët po punojnë që të kuptojnë nëse janë hapësirat për të finalizuar marrëveshjen.

Çështja është e komplikuar edhe për shkak të pagës së David(mbi 6 milionë euro neto në vit) , por nga ana tjetër është edhe vullneti i trajnerëve, sidomos Luciano Spallettit për të ndryshuar repartin ofensiv të skuadrës së tij. Trajneri bardhezi, që e ka kritikuar ashpër Kolo Muani pas gabimeve në debutimin e tij në ndeshjen ndaj Frosinones, shpreson në ardhjen e një sulmuesi fizik, në gjendje që të bëhet pikë referimi në zonën kundërshtare dhe të aftë në lojën në ajër.

Norvegjezi i plotëson këto kritere dhe jo rastësisht ai prej muajsh është një ndër objektivat primarë të merkatos së Zonjës së Vjetër; fillimisht si blerje e mundshme e kartonit pa lojtarë të përfshirë në tratativa dhe tani me mundësinë e shkëmbimit me Jonathan David. Mbetet për t’u kuptuar pozicioni i Simeones, që po përballet tashmë më çështjen Julian Alvarez dhe që në fillim të shtatorit mund të shohë edhe largimin e Sorloth me këtë të fundit që është bërë prioritet për Juventusin që duket se ka hequr dorë nga Joshua Zirkzee të Manchester United me këtë të fundit që është vënë në shënjestrën e Fiorentinës.