Ariana Grande ka treguar për ndjekësit se po rikuperohet nga një dëmtim që pësoi në një prej performancave të saj në Londër. Ajo ka zbuluar se po rikuperohet nga një dëmtim në këmbë, pasi fansat e vunë re duke çaluar gjatë performancave të saj të fundit.
33-vjeçarja kishte pësuar një dëmtim të lehtë të këmbës e cila e ka detyruar atë të ndryshojë edhe mënyrën e paraqitjes në dy koncertet e fundit. Ariana tha se do të shmangë këpucët e saj karakteristike për shfaqjet e ardhshme ndërkohë që sqaroi se nuk bëhet fjalë për një dëmtim muskulor në mënyrë që ti shkaktojë më shumë vështirësi në mbështetjen e peshës.
Pavarësisht dëmtimit këngëtarja konfirmoi se do të ngjitet në skenë dhe do të vijojë koncertet e planifikuara.
“Mos u shqetësoni. Do të vazhdoj shfaqjen dhe jam duke u shëruar. Mezi pres të performoj për ju sonte dhe nesër, edhe nëse jam disa centimetra më e shkurtër se zakonisht”, pohoi ajo.
Fansat kishin shprehur shqetësimin e tyre në rrjetet sociale pasi e panë duke çaluar gjatë rezidencës së saj dhjetënetëshe në Londër. Ndërkohë koncertet shënojnë edhe fundin e turneut “Eternal Sunshine”, pas të cilit këngëtarja pritet të marrë një pushim të planifikuar nga angazhimet muzikore.





