Presidenti rus, Vladimir Putin buzëqeshi sot me ironi, duke përsëritur kërcënimet e tij kundër Britanisë dhe la të kuptohej se mundësia e sulmeve ruse ndaj objekteve mbrojtëse britanike ishte një “sekret ushtarak”.
Duke folur me gazetarët, presidenti rus lëshoi një paralajmërim të ri, disa ditë pasi Britania vendosi t’i dorëzonte Ukrainës planet sekrete për raketat me rreze të gjatë veprimi.
Kur u pyet nëse objektet ushtarake britanike të vendosura në territorin e Mbretërisë së Bashkuar mund të bëhen objektiva ushtarake ruse nëse Ukraina e godet e para territorin rus me raketa britanike, Putin u përgjigj me një buzëqeshje ironike:
“Ky është një sekret, një sekret ushtarak”.
Presidenti rus e bëri të qartë, megjithatë, se çdo “objekt ushtarak britanik” në Ukrainë është absolutisht një objektiv për Rusinë.





