Mungesës së Kenan Jilldiz, i cili do të jetë jashtë fushave për të paktën tre muaj, do t’i shtohet një tjetër yll te Juventusi. Kefren Turam gjithashtu do të jetë jashtë për një kohë të gjatë.
Mesfushori ka vuajtur nga dhimbje në gjurin e djathtë për ca kohë dhe konsulta në Lion nuk dha rezultate pozitive, prandaj lojtari ka vendosur t’i nënshtrohet një operacioni. Turam, për shkak të këtyre problemeve, nuk ka luajtur në të gjithë fazën përgatitore dhe as në dy javët e para të ndeshjeve të kampionatit.
Për më tepër, terapia konservative e zgjedhur në verë nuk ka dhënë rezultatet e dëshiruara dhe në orët e ardhshme, mesfushori francez do t’i nënshtrohet operacionit, me pritshmërinë për të qëndruar jashtë fushave për rreth katër muaj, duke u kthyer në fushë vetëm në 2027.





