Aktorja fituese e disa çmimeve Oscar, Jennifer Lawrence ka folur për proçedurat e saj kozmetike dhe zgjedhjet e bukurisë, duke zbuluar, ndër të tjera, se bën botoks për fëmijë. Për vite me radhë, fansat kanë supozuar se aktorja i është nënshtruar operacioneve plastike për të ruajtur pamjen e saj rinore ndërkohë që ajo më herët ka mohuar ndërhyrje të tilla duke ia atribuar ndryshimet në pamjen e saj grimit.
Mesa duket kësaj here aktorja 35-vjeçare ka folur publikisht për proçedurat kozmetike që ka bërë ku theksoi se vazhdimisht bënë botoks për fëmijë.
Jennifer Lawrence zbuloi gjithashtu se do të donte të hiqte dhjamin nga faqet që fytyra e saj të dukej më e hollë: “Do të doja shumë të hiqja dhjamin nga faqet e mia. Nuk mundem, sepse të gjithë do ta kuptonin, por thjesht e di që dua .”
Aktorja ka përmendur se ka zhvendosur pjesë të trupit për të krijuar kështu transferime për një pamje më të kuruar. Në fund të deklaratës të saj Lawrence pohoi se përveç rezervave të saj në lidhje me kirurgjinë plastike, ka edhe nga ato trajtime bukurie të cilat nuk zgjedh ti bëjë si në rastin e lyerjeve të flokëve.





