Unaza prej 14 karat ari dhe diamanti, të cilën Kobe Bryant ia dhuroi mamasë së tij 20 vjet më parë, është shitur për një shumë prej 206 mijë dollarë.
Në një ankand të organizuar nga “Goldin Auctions” të dielën, çmimi fillestar ishte 15.000 dollarë për të arritur më pas shumën maksimale, saktësisht 206,080 dollarë për unazën e Kobet. Kujtojmë se vite më parë nëna e basketbollistit kishte tentuar ta shesë këtë dhuratë dhe ishte paditur nga basketbollisti, i cili më vonë kishte lejuar të ëmën të bënte çfarë te donte.
Dhe unaza që Kobe i dha babait të tij, Joe “Jellybean” Bryant, pritet të dale se shpejti ne ankand dhe mund të sarrije nje vlere edhe me te madhe sesa unaza e nënës.





