Këngëtarja e njohur Leonora Jakupi u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen marshit të 12 shtatorit në Prishtinë, i cili organizohet në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.
Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Jakupi ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në marsh, duke e cilësuar atë si një moment për të shprehur mbështetje për drejtësinë, dinjitetin dhe lirinë.
“Të dashur qytetarë, shihemi më 12 shtator në Sheshin Skënderbeu, t’i thërrasim ndërgjegjes tonë kombëtare, për drejtësi, dinjitet dhe liri, ta mbrojmë historinë tonë më të lavdishme dhe krerët e Ushtrisë Çlirimtare”, ka deklaruar Jakupi.





