Këngëtari Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti, ka reaguar pas vendimit të gjykatës, e cila e dënoi me dy vjet burgim me kusht dhe 6 mijë euro gjobë.

Vendimi erdhi pasi Kelmendi kishte arritur marrëveshje me Prokurorinë për pranimin e fajësisë.

Pas përfundimit të seancës, Gjesti ka reaguar përmes një postimi në “InstaStory”, ku ka falënderuar Gjykatën, Prokurorinë e Kosovës dhe avokatët e tij, Artan Qerkini dhe Burim Azemi.

Këngëtari ka shprehur mirënjohje për profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar gjatë procesit, ndërsa një pjesë të veçantë të mesazhit ia ka kushtuar fansave të tij.

FOTO/ Pas vendimit të gjykatës, Gjesti thyen heshtjen: Faleminderit