Ashley St. Clair, nëna e njërit prej fëmijëve të Elon Musk, tha se miliarderi i ofroi asaj 40 milionë dollarë për të mos marrë pjesë në një dokumentar rreth tij që u shfaq premierë këtë javë në Festivalin e Filmit në Venecia.
“Më ofruan mundësinë të mos flisja për 40 milionë dollarë”, u tha gazetarëve 28-vjeçararja në një konferencë pas premierës së “Musk” të Alex Gibney.
“Dhe kështu, kur të ofrohet diçka e tillë, kjo shkakton vërtet një debat në kokën tënde rreth asaj se çfarë do të thotë fjalimi yt dhe sa i vlefshëm është ai dhe pse duan të më ofrojnë këtë shumë parash për të mos folur?”
St. Clair tha se Musk ka një “marrëdhënie të ndërlikuar” me realitetin dhe të vërtetën, dhe vendosi të merrte pjesë në film sepse donte t’u jepte një shembull fëmijëve të saj.
“Dua t’u jap shembullin fëmijëve të mi se nuk duhet ta merrni kurrë rehatinë materiale para të thënit të së vërtetës.”, tha ajo.





