GJKKO ka bërë një tjetër hap ndaj kufizimit të mediave, duke i qëndruar besnike rregullores censuruese. Pasi ndërmori dhe vendosi një sërë rregullash që kufizojnë gazetarët, këtë herë ka mbyllur edhe grupin në WhatsApp për mediat. Nga grupi janë larguar rreth 60 anëtarë, gazetarë dhe përfaqësues te të gjitha mediave në vend.

Pas këtij veprimi, GJKKO ka lajmëruar se do të hapë një tjetër grup në WhatsApp, në të cilin do të bëhen pjesë vetëm gazetarët e akredituar. Kjo do të vështirësojë punën e gazetarëve, ndërsa për tu njohur me njoftimet për shtyp të Gjykatës së Posaçme, gazetarët do duhet të kontrollojnë në ëebsite-in zyrtar.