40-vjeçari Saimir Kola i cili mbeti i plagosur nga shpërthimi i një bombole gazi në fshatin Markatomaj në Lezhë, ka humbur jetën ditën e sotme.
Sipas informacioneve paraprake, 40-vjeçari prej 12 ditësh po kurohej në Itali por fatkeqëisht nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra nga djegiet e shumta në trup në ngjarjen e rëndë më 29 gusht.
Nga shpërthimi mbetën të lënduar edhe pesë anëtarë të tjerë të familjes të cilët për fatë të mirë arritën të shpëtonin.





