Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj ka deklaruar ditën e sotme se do të këtë një fond kombëtar për strehimin. Gjatë një prononcimi për mediat, pas mbledhjes së qeverisë, Ibrahimaj u shpreh se 7 mijë apartamente që do vihen në dispozicion të kësaj.
Ministrja theksoi se do të jepen 2 mijë kredi do jenë pa interes, për apartamente deri në 60 mijë euro. Sipas saj, normat e interesit, me 0 dhe 3 përqind, do të mbulohen nga një fond, i cili do përmbledhë 3 përqindëshin e bashkisë, buxhetin e shtetit dhe mekanizmat e tjerë të kredive. Ajo shtoi se do të vendoset subvencionim qiraje për 3 mijë apartamente.
“Kemi pasur disa ndërhyrje në vite, kemi bërë subvencionimin e qirave. Kemi dhënë kredi të buta, kemi përmirësuar kushtet për banesa. Para disa javësh, shpallëm 300 kredi të buta për administratën pulbike, dje shpallëm programin e ri të strehimit. Qeveria dhe bashkitë bashkëfinancojnë programe. Dje prezantuam reformën e re, do t’i dedikohet edhe atyre që janë familje të reja. Do jenë 7 mijë apartamente që do vihen në dispozicion. 2 mijë kredi do jenë pa interes, për apartamente deri në 60 mijë euro. Normat e interesit, me 0 dhe 3 përqind, do të mbulohen nga një fond, do përmbledhë 3 përqindëshin e bashkisë, do përmbledhë buxhetin e shtetit, por edhe mekanizmat e tjerë të kredive.
Do vëmë subvencionim qiraje për 3 mijë apartamente. Kemi mbi 80 përqind të qytetarëve shqiptarë, që jetojnë në banesën e tyre. Do fillojmë ndërtimin e disa blloqeve ndërtesash, 30 përqind do i dedikohen shtresave në nevojë, 40 përqind strehimit të përballueshëm, 30 përqind do i dedikohet shitjes në treg të lirë. E kemi parashikuar edhe një program që i dedikohet të moshuarve”, theksoi ajo.





