Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të premte në Marglliç të Patosit, ku një 46-vjeçar ka humbur jetën.

Bëhet me dije se 46-vjeçari E.D, me profesion elektriçist, dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike, ndërsa ka qenë duke punuar në një shtyllë elektrike.

Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa nuk dihet nëse 46-vjeçari ka pësuar arrest kardiak apo ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.