Merr zgjidhje shqetësimi i banorëve të fshatrave të zonës naftëmbajtëse të Patos-Marinzës. Përfaqësues të kompanisë Bankers Petroleum kanë pranuar të zbatojnë kontratën për pagesën e qirasë së tokave që kanë në përdorim.
Banorët do të marrin katër milion lekë për çdo dynym tokë në vit, ashtu siç është edhe kontrata e vlefshme deri në vitin 2029. Pas kësaj dakordësie, banorët kanë thënë se e ndërpresin protestën e tyre.
Protesta zgjati për 10 ditë, pasi kompania kërkonte përgjysmimin e vlerës së pagesës me argumentin se fitimet e kompanisë janë në rënie.





