Ka lënë qelinë e burgut në Itali shqiptari Moisi Habilaj, kushëriri i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Habilaj u arrestua në nëntor të 2019-s në kuadër të operacionit “Rosa DEI venti” i akuzuar së bashku me vëllanë e tij Florian Habilajn, si kreu i një grupi trafikantësh që kishin trafikuar nga Shqipëria në Siçili, drogë me vlerë 20 milionë euro.

Një vit më parë në qershor të 2019-n, në procesin gjyqësor të shkallës së parë, Moisi Habilaj u dënua me 15 vite e 5 muaj si burg me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës, trafik armësh e si kreu i një organizimi të strukturuar kriminal.

Më 15 maj 2020 është zhvilluar seanca e parë në Gjykatën e Apelit ku avokatët mbrojtës kanë kërkuar për Moisi Habilaj, zëvendësimin e masës së arrestit me burg në arrest shtëpiak, kërkesë që është pranuar nga Gjykata e Apelit.

Moisi Habilaj ka lënë qelinë e është nën urdhër arresti shtëpiak në banesën e një kushëriri të tij i pa përfshirë në vepra penale, në komunën San Michele di Ganzaria në provincën e Catanias.