Emri i Granit Xhakës gjatë merkatos së kësaj vere u lakua shumë teksa u përfol për një transferim të tij në Londër te Chelsea ku ai do të gjente sërish Xabi Alonso. Mesfushori i përfaqësueses zvicerane ka punuar me trajnerin spanjoll kur ishin te Bayer Leverkusen duke fituar kampionatin dhe Kupën e Gjermanisë.Por futbollisti i Sunderland në fund vendosi të refuzojë transferimin e tij në Londër dhe 34 vjeçari zbuloi arsyet që e shtynë të ndërmerrte një vendim të tillë në një intervistë në podcastin ‘The Sports Agents’.‘Sezonin e kaluar kur nënshkrova kontratën këtu, kisha një plan, dhe plani ishte  që të vazhdoja me këtë projekt, të besoja te ky projekt dhe të punoja për këtë projekt-tregon Granit Xhaka-gjithnjë i them vetes dhe njerëzve se nuk kam ardhur këtu vetëm për  një sezon’

Granit Xhaka më pas theksoi se për të ishte një privilegj që Xabi Alonso dëshironte ta kishte sërish nën urdhrat e tij.‘Sigurisht, është një privilegj i madh për mua që Xabi Alonso, me të cilin unë kam punuar, dëshironte të më kishte sërish-vijoi Xhaka-është një privilegj i madh që një klub si Chelsea kërkon një futbollist që është rreth 34 vjeç. Por unë gjithnjë kam qenë në kontakt me trajnerët e mi. Kjo nuk do të thotë se kur je në kontakt me një trajner, fshihet diçka pas kësaj. Në rastin tim, kishte diçka pas, por unë jam i impenjuar me klubin. Kur fola me pronarin e Sunderland, i thashë që në fillim se kam ndjesinë se ky projekt nuk është mbyllur ende dhe ky është motivimi im, për këtë arsye jam ende këtu të bëj hapin tjetër. Dua të shijoj futbollin evropian me këtë klub, me tifozët dhe shpresoj që të marrim akoma më shumë pas këtij sezoni’.