Kur kanë kaluar 10 vjet nga aksidenti tragjik ajror që shkaktoi vdekjen e 71 personave dhe përgjysmoi skuadrën e Chapecoenses, formacioni brazilian në 26 shtator do të luajë në Kolumbi një ndeshje miqësore me Atletico Nacional për të përkujtuar viktimat e atij incidenti shumë të rëndë.
Më 28 nëntor të 2016, Chapecoense ishte duke udhëtuar drejt Medellin për të zhvilluar ndeshjen e parë të finales së Coppa Sudamericana kundër kolumbianëve, kur avioni mbeti pa karburant dhe u përplas me një kodër, 18 km larg aeroportit. Klubi brazilian, me kërkesë të vetë Atletico u shpall fitues i turneut dhe që nga i moment dy klubet kanë krijuar një raport special.
Mes të mbijetuarve të aksidentit ishin 3 futbollistë; mbrojtësi i krahut Alan Ruschel, që në moshën 37-vjeçare luan ende për Juventude, mbrojtësi Neto që nuk u kthye më në fushë për shkak të pasojave të aksidentit dhe portieri Jakson Follmann, të cilit iu pre një këmbë dhe tani është bërë predikues dhe këngëtar.
Chapecoense u kthye në Divizionin e Parë në futbollin brazilian këtë vit pas rënies nga kategoria në 2021, e përgjysmuar nga pasojat sportive dhe administrative të tragjedisë. Në fushë për Atletico Nacional do të jetë edhe James Rodriguez që në ditët e kaluara u fol për një kalim të mundshëm te Avellino në Itali.





