Aktivistja Sidorela Vatnikaj, teksa mori fjalën në protestë, përshëndeti pjesëmarrjen e diasporës në ditën e 105-të të protestës.
Ajo theksoi se diaspora ka zbarkuar sot në shesh, krah qytetarëve që jetojnë në Shqipëri, për t’i thënë Edi Ramës se duhet të largohet.
“Diaspora është me ne. Ky shesh i ka bërë të gjithë shqiptarët, ata që jetojnë këtu dhe ata që janë detyruar të largohen nga klasa politike 36-vjeçare. Më në fund shqiptarët ia dalin të bashkuar dhe se më në fund këtu vendosim ne. Diaspora ka ardhur në mbështetje tonën për t’i kërkuar Edi Ramës dorëheqje”, tha ajo.





