Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish mbi pagat e gjyqtarëve, duke publikuar në rrjetin social X një tabelë që krahason pagat mujore të gjyqtarëve fillestarë në Shqipëri me ato në vende të tjera të rajonit.
Në postimin e tij, Rama shkruan:
“Një gjykatës fillestar sot në Shqipëri merr 500 Euro pagë më të lartë se sa kolegu në Greqi dhe me vendimin e marrë vetë Zot vetë Shkop, paga duhet të rritet 2000 Euro më shumë në muaj se sa kolegu grek dhe 3000 Euro më shumë se sa kolegu në Malin e Zi…”





