Nga Kim Mehmeti
Në Shqipëri nuk ka muze për masakrën që u bë mbi çamët, nuk ka as muze për gjenocidin serb mbi shqiptarët e Kosovës.
Por Shqipëria do të ketë muzeun e hebrenjve, thua se ata na kanë shpëtuar neve e jo ne ata?!
Shqipëria nuk ka shumëçka që asaj t’ia rikujtojë të shkuarën si dhe plagët nga ajo e shkuar, por ka një Kryeministër të pafe, që Zot të vetëm ka lekun dhe mbetjen në pushtet.
Po ashtu, Shqipëria nuk ka as muze për epokën e vet më të ndritshme – atë të Rilindjes dhe Rilindasve – por do të ketë shtetin bektashi, sepse ajo ka rënë në duart e një të çmenduri që do me çdo kusht ta coptojë dhe ta asgjësojë shqiptarinë.
Po, Shqipëria ngadalë dhe bindshëm zhbëhet si shtet, sepse Piktori atë e bëri filiale politike të cionistëve dhe serbëve.
Shqipëria është këtu ku ndodhet sot ngaqë elitat e saja e kanë futur kokën thellë në strajcën e tagjisë, kështu që nuk shohin e as dëgjojnë se çfarë po i ndodh shqiptarisë.
Në Shqipëri është duke u shlyer kujtesa shqiptare, sepse ajo nuk ka asnjë muze për veten, por do të ketë muze hebre, dhe ngaqë ajo nuk ka as mendimtarë, as akademikë, as shkrimtarë, as hoxhallar, as priftërinj… që do t’i përkrahnin publikisht të rinjtë që protestojnë.
Dhe duke mos pasur elita të guximshme që do t’i thoshin mjaft kësaj çmendurie, Shqipëria gjithnjë e më shumë zhbëhet dhe nga shtet i shqiptarëve bëhet shtet që e lufton shqiptarinë.





