“Durrëslajm” mëson se në krye të Forcës së Sigurisë Portuale Durrës pritet të emërohet Dionis Novaku, i cili zëvendëson në këtë detyrë ish-kreun e kësaj force, Alfred Velajn.
Novaku është ish-gardist dhe oficer sigurie, njëkohësisht ai është përfshirë në vitin 2021 në garën për përzgjedhjen e hetuesve, që do të ishin pjesë e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).
Novaku është një nga kandidatët pjesëmarrës në konkursin e zhvilluar ditën e hënë në ambientet e Autoritetit Portual Durrës, nga ana e Autoritetit Shtetëror të Sigurisë.
Emërimi zyrtar i tij nuk është bërë akoma, por pritet të ndodhë javën e ardhshme.
Dionis Novaku është një ish-efektiv i Gardës së Republikës në Shqipëri, i cili ka shërbyer si oficer sigurie pranë Ministrisë së Brendshme.





