Qytetarët u mblodhën sërish në bulevardin përpara Kryeministrisë, në ditën e 112-të të protestës, duke kërkuar sërish largimin e Edi Ramës dhe qeverisë së tij. 

Sikurse ditët e tjera, ata u mblodhën në sheshin “Skënderbej” dhe marshuan drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” para kryeministrisë, ku mbajtën fjalime dhe reflektuan korrupsionin dhe keqqeverisjen.

Aktivisti Mirjan Aliaj ironizoi Ramën, duke thënë se këto ditë proteste kanë qenë të parehatshme për të, ndërsa kujtoi edhe përgjimet e Arben Ahmetajt për KAYO-n, teksa tha se janë një këmbanë alarmi.

Është këmbanë alarmi dhe thirrje se ne duhet të rezistojmë se këto janë dëshmi se si kërkon ta shesë Shqipërisë. Ne pamë se Rama ka besuar sektorët strategjikë në një biznesmen kontrovers izraelit.”, u shpreh ai.

Aktivisti bëri thirrje për t’u organizuar masivisht më 8 tetor përpara parlamentit për të mos lejuar votimin e hartës së re territoriale.