Në orën 15:06, Drejtoria e MZSH-së Gjirokastër u njoftua nga Policia për një automjet që po digjej pranë kthesës së Picarit.
Menjëherë u nis drejt vendngjarjes një automjet zjarrfikës me grupin e ndërhyrjes. Në vendngjarje u konstatua se një autoveturë tip “Toyota Auris”, me naftë, ishte përfshirë plotësisht nga flakët.
Grupi i ndërhyrjes ndërhyri menjëherë me ujë dhe shkumë, duke bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Nga zjarri automjeti u dogj plotësisht, por nuk pati persona të lënduar.





