Manchester United nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në transfertë ndaj Fulham, në duelin e javës së pestë në Premier League.
Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa e dyta ishte tjetër histori. Fulham mori avantazhin në minutën e 63-të, pas autogolit të Lisandro Martinez.
United u hodh në sulm në kërkim të golit të barazimit, të cilin e gjeti vetëm në minutën e 89-të.
Pas një asisti nga Dorgu, ishte Cunha që shënoi për 1-1, duke shmangur humbjen për miqtë.
Me këtë barazim, Manchester United mban vendin e 12-të me pesë pikë, ndërsa Fulham renditet në vendin e fundit me vetëm dy pikë.





