Me thirrjet “Erdhën studentët!”, protestuesit kanë nisur marshimin nëpër rrugët e Tiranës, në ditën e 113-të të protestës kundër Edi Ramës dhe qeverisë.
Të rinjtë janë vendosur në krye të marshimit, ndërsa qytetarët i janë bashkuar protestës me pankarta dhe thirrje kundër qeverisë.
Një prej mesazheve kryesore të protestuesve është “Anuloni ligjet!”, duke iu referuar ligjit për zonat e mbrojtura, investimet strategjike dhe atë të njohur si Paketa e Maleve.





