Një burrë i moshuar ka humbur jetën paraditen e sotme në Durrës, teksa ndodhej në një stacion autobusi.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Plazhit lagjja nr.13, ku burime nga vendi i ngjarjes thonë për “DurrësLajm” se i moshuari po priste në stacion kur është rrëzuar në tokë dhe ka humbur jetën, paraprkisht dyshohet për shkaqe natyrale.

Viktima është i moshës rreth 70 – 75 vjeç dhe nuk është identifikuar ende.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë ku kanë nisur punën për të zbardhur identitetin e viktimës dhe rrethanat e ngjarjes.