Policia e Durrësit bën me dije se është ndaluar një 21-vjeçare e cili ka thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. 

E reja, e dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” është konstatuar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në Tiranë.

NJOFTIMI I POLICISË

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës ndaluan shtetasen:

A. B., 21 vjeçe, banuese në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të cilën kjo shtetase e ka thyer dhe është konstatuar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Largimi nga vendqëndrimi për të burgosurit”.