Presidenti amerikan Donald Trump, me mbërritjen në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, i ka dërguar një mesazh presidentit rus Vladimir Putin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Sipas raportimeve nga mediat e huaja, Trump tha se synimi duhet të jetë arritja e një marrëveshjeje që i jep fund konfliktit, ndërsa në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së pritet të takohet edhe me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Para hyrjes në ndërtesën e OKB-së, Trump u përplas verbalisht edhe me një gazetare të CNN-it, Caitlan Collins, lidhur me mbulimin mediatik të tij dhe luftën në Iran. I pyetur se kur mund të përfundojë konflikti, presidenti amerikan nuk dha një afat konkret, duke theksuar se SHBA-ja po bën përparim dhe se prania e tij në Asamblenë e Përgjithshme është e rëndësishme.