Një aksident rrugor është shënuar mbrëmjen e kësaj të marte në Rrugën e Voskopojës, në Korçë.

Nga aksidenti raportohet se kanë mbetur të lënduar 3 persona, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Korçës për të marrë ndihmë mjekësore.

Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit dhe gjendja e të lënduarve Pranë vendit të ngjarjes kanë shkuar edhe shërbimet përkatëse.